Please enter at least 3 characters.

Arrestohet shtetas zviceran për dhënie ryshfeti ndaj një polici

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas zviceran në fshatin Bërrnicë e Poshtme, pasi ai dyshohet se ka ofruar një shumë prej 20 euro një zyrtari policor.

Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e premte.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi zvicerane pasi që i njëjti i kishte dhënë zyrtarit policor para në vlerë 20 euro", njoftoi policia.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi.