Arrestohet pronari i një firme në Prishtinë, dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive
03/06/2021
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për dy vepra penale “Shmangie nga Tatimi” dhe “Dokumentet e rrejshme lidhur me Tatimin”.
Në njoftim thuhet se, në vazhdën e hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë kompetente, sot me datë 03.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me ATK-në, ka arrestuar një person të dyshuar mashkull (viti i lindjes 1967), pronar i një firme.
Policia njofton se i njëjti dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive.
Ndaj personit të dyshuar prokurori kompetent ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orëve për procedura të mëtejme. /Telegrafi/


