Please enter at least 3 characters.

Arrestohet njëri prej udhëheqësve të formacionit ilegal “Mbrojtja Civile”, lëshohet alarmi në veri

2023/06/veri_.jpg

Në veri të Mitrovicës është dëgjuar alarmi, përmes së cilës grupet ilegale atje kërkojnë grumbullimin e qytetarëve serbë.

Siç merr vesh Telegrafi, Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e një personi të strukturave kriminale në sheshin "Car Llazar" dhe pas kësaj disa persona kanë sulmuar veturën e policisë.

Telegrafi mëson se personi i arrestuar është Milun Milenkoviq, i njohur si Llune.

Ndryshe, ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti theksoi se rolin kryesor në organizmin e protestave të dhunshme e kanë pasur anëtarët e formacionit ilegal të ashtuquajtur ‘Mbrojtja Civile’ dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës ku është parë prezencë e madhe e tyre në terren.