Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Aeroportin e Shkupit

2018/04/Aeroporti-Shkupi-me-llogo.jpg

Dje pasdite në Aeroportin e Shkupit është arrestuar S.R (43) nga Dibra e Shqipërisë, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale "falsifikim të dokumenteve".

Nga MPB informojnë se personi i arrestuar ka dashur të futet në Maqedoni me dokumente të rrejshme.

"Gjatë kontrolleve, tek ai është gjetur patent shoferi britanike, kartelë bankare në emër të T.R dhe pasaportë e Shqipërisë. Personi është arrestuar dhe ndaj tij do të vijojnë procedurat adekuate", thuhet në njoftimin e MPB./Telegrafi/