Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një serb në Gjilan, dyshohet për përdorimin e substancave narkotike

2023/04/droge.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas serb në Gjilan, i dyshuar për përdorimin e substancave narkotike.

Siç njofton policia, të dyshuarit i është sekuestruar një telefon dhe disa dinarë.

"Gjatë hetimeve të zhvilluara është identifikuar edhe një i dyshuar mashkull shqiptar shtetas i Serbisë dhe nga i njëjtit janë sekuestruar në cilësi të provave materiale: një telefon, 350 € dhe 300 dinarë", ka njoftuar policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/