Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në pikën kufitare Merdar, dyshohet se kanosi viktimën e fajdesë

2024/11/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-5-1-780x439-1.jpg

Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve - DRP në Prizren ka arrestuar në pikën kufitare në Merdar një të dyshuar për kanosje të viktimës së fajdesë.  

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri i arrestuar, dyshohet se më datë 06.12.2024 ka kanosur viktimën e fajdesë, përmes rrjetit social “Facebook”, duke i shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke kërkuar nga i njëjti që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që kjo prokurori e ka nën hetim.

I njëjti ka lidhje të afërta familjare me të dyshuarin, i cili gjendet në paraburgim për veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 sipas KPRK-së.

I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtin, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit. /Telegrafi/