Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një femër në Gjilan për posedim të substancave narkotike

2017/05/unnamed-6-3.jpg

Një femër është arrestuar në dje në Gjilan, pasi gjatë kontrollit në çantën e saj janë gjetur dhe janë konfiskuar 2 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës jenë gjetur dhe janë konfiskuar edhe 2 qese të tjera me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sasia e përgjithshme e substancës së dyshuar është 1.9 gramë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.