Please enter at least 3 characters.

Arrestohet nëna që rrahu fëmijën e saj në Podujevë

2021/03/arrestohet-nje-femer.jpg

Një grua është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht fëmijën e saj të cilin e kishte bërë për spital.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti i arrestimit ka ndodhur të premten në Podujevë.

“Më, 12.03.2021 është arrestuar  e dyshuara  femër kosovare pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijë së saj. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/