Please enter at least 3 characters.

Arrestohet në flagrancë duke vjedh derivate nga ekskavatori, arrestohet 39-vjeçari në Fushë Kosovë

2024/08/Screenshot_5-16.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke nxjerr derivate nga një ekskavator.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë.

“Mbrëmë rreth orë 21:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës është arrestuar në flagrancë një person për veprën vjedhje. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia derisa me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një ekskavator”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i arrestuar: K.H, mashkull, 39 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/