Please enter at least 3 characters.

Arrestohet në Bruksel i dyshuari për vrasjen e Ermal Kamberajt

2018/07/ermali.jpg

Është arrestuar në Belgjikë Sadik Bajrami, i kërkuari për vrasjen e të riut nga Mitrovica, Ermal Kamberajt.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Është arrestuar prej policisë belge, i dyshuari 39 vjeçar, Sadik Bajrami. Ai është i dyshuar për vrasjen  e datës 5.05.2017, në lokalin Check-in. Prej asaj kohe ka qenë i kërkuar për arrest ndërkombëtarë. Sot është arrestuar nga autoritetet e policisë belge dhe vazhdojnë procedurat përmes zyrës për bashkëpunim ndërkombëtarë”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, i ndjeri Ermal Kamberaj  24-vjeçar është vrarë më 5 maj 2017 derisa punonte në lokalin “Check-in” në Mitrovicë. /Telegrafi/