Please enter at least 3 characters.

Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj ish-kryeministrit japonez

2022/07/6eed8e81-23ce-4a81-9651-bd6793fc509a-e1657260876560.jpg
304:"NARA, JAPAN - JULY 08: A security police seizes a suspect who is believed to shoot former Prime Minister Shinzo Abe in front of Yamatosaidaiji Station on July 8, 2022 in Nara, Japan. Abe is shot while making a street speech for upcoming Upper House election. (Photo by The Asahi Shimbun via Getty Images)
30:"Asahi Shimbun via Getty Images

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe është plagosur pasi u qëllua me armë zjarri në një ngjarje në qytetin Nara.

Abe u qëllua dy herë, ku e shtëna e dytë e goditi në shpinë, duke e bërë atë të bjerë në tokë.

Raportet thonë se sulmuesi është arrestuar në vendngjarje, raporton bbc.

Ish-guvernatori i Tokios, Yoichi Masuzoe, njoftoi përmes Twitter se 67-vjeçari ishte në një gjendje arresti kardiopulmonar.

Termi përdoret shpesh përpara se një vdekje të konfirmohet zyrtarisht në Japoni.

"Ish-kryeministri Abe u qëllua rreth orës 11:30 me orën lokale (02:30 GMT) në Nara. Një burrë, që besohet të jetë ai që ka qëlluar, është arrestuar. Gjendja e ish-kryeministrit Abe aktualisht nuk dihet", u tha gazetarëve shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno.

Cilado qoftë arsyeja, një akt i tillë barbar nuk mund të tolerohet kurrë dhe ne e dënojmë ashpër atë. /Telegrafi/

https://twitter.com/DaniilSuspended/status/1545285653457506304