Please enter at least 3 characters.

Arrestohet i dashuri i Iggy Azalea, Playboi Carti për posedim të lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit

2020/04/PLayBoyCarti.jpg
219:"LONDON, ENGLAND - JULY 08: (EDITORIAL USE ONLY) Playboi Carti performs on the Main Stage on Day 3 of Wireless Festival 2018 at Finsbury Park on July 8, 2018 in London, England. (Photo by Tabatha Fireman/Getty Images)
12:"Getty Images

Playboi Carti, i dashuri reperes australiane Iggy Azalea, është arrestuar pasi është kapur nën posedimin e lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit.

Policia i kishte gjetur 23-vjeçarit, emri i të cilit është Jordan Terrell Carter, gjësendet ilegale të enjten në veturën e tij të llojit Lamborgini.

Makina e Playboi Carti (Foto: TMZ)

Oficerët e qarkut Clayton, Georgia pretendojnë se ata kishin zbuluar drogë dhe armë në automjet gjatë ndalimit të trafikut.

Ndërkaq, burime të TMZ pretendojnë makina luksoze e reperit përmbante 12 qese marihuanë, xanax, osksikodon, kodeinë dhe tre armë zjarri.

Carti dhe Azalea kanë shijuar një marrëdhënie me ndërprerje, ku njëherë u ndanë e më pas u bashkuan sërish.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Iggy kishte shkruar në rrjetin e saj social Instagram se ishte beqare, ndërsa paparacit e kishin fotografuar në janar të këtij viti së bashku me reperin duke udhëtuar nga Sydney për në Los Angeles. /Telegrafi/