Please enter at least 3 characters.

Arrestohet dhe suspendohet nga puna një zyrtar policor i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

2020/01/Policia-e-Kosoves-me-rastin-e-diplomimit-te-gjenerates-se-54-te-foto-Ridvan-Slivova-45.jpg
14:"Ridvan Slivova

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”

"Informacionet e para hetuesit e IPK-së i kishin pranuar përmes rrugëve operative – hetimore se në një prej zyrave në stacionin policor në Kaçanik përkatësisht në një nga kompjuterët dyshohet se ndodhen disa shkresa që dyshohet se janë me përmbajtje të rreme.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me kryeprokurorin e Prokurorisë themelore në Ferizaj kanë ndërmarrë disa veprime hetimore duke përfshirë sekuestrimin e përkohshëm të sendeve në cilësi të provave materiale si dhe intervistimin e të dyshuarit", thuhet në njoftimin për media.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor (të dyshuar në këtë rast) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar. /Telegrafi/