Please enter at least 3 characters.

Arrestohet çifti shqiptar, fshehën drogën në motor

2018/04/unnamed-3-12.jpg

Dy 28-vjeçarë shqiptarë, një burrë e një grua L.N. dhe S.E. janë arrestuar nga autoritetet italiane pasi janë kapur nën posedimin e 1 kg kanabis.

Lënda narkotike është zbuluar pas një kontrolli rutinë nga autoritetet italiane në mjetin ku udhëtonin shqiptarët që ishte ndaluar në një postbllok.

Droga ishte e fshehur në pjesën e motorit. Të fshehura gjithashtu u gjetën edhe 6 mijë euro, të cilat dyshohen se janë përdorur për shitblerjen e lëndës narkotike.