Please enter at least 3 characters.

Arrestohen tre persona në Prizren, dyshohen për dhunim e detyrim në prostitucion të një gruaje

2024/01/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-01.jpg
14:"Ridvan Slivova

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për dhunim, mundësim e detyrim në prostitucion të një gruaje në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur mes datave 13 dhe 15 janar.

Të dyshuarit bëhet e ditur se me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prizren / 13-15.01.2024 - Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura, ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/