Please enter at least 3 characters.

Arrestohen dy tetovarë, u kapën me marihuanë

2016/01/n-euml-mitrovic-euml-e-v-euml-rmic-euml-kapen-mbi-15-kg-drog-euml_hd.jpg

Mbrëmë rreth orës 18:00 në rrugën lokale Shemshovë-Zhillcë, nga zyrtarët policor, gjatë kontrollimit të personave dhe veturës së tyre të tipit "Pasat", e drejtuar nga F.N. (53) nga Tetova dhe "Opel Astra", e drejtuar nga N.B. (55) nga Tetova, në veturën "Opel Astra" është gjetur disa kilogram marihuanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pastaj, nga ana e policisë, me urdhër nga prokurori publik është bërë hetim në shtëpitë e të gjithëve, me çka në shtëpinë e F.N. është gjetur kokainë.

Të dy personat mbahen në SPB Tetovë për procedura të mëtejshme.

Janë marr masa për zbardhjen e rastit. /Telegrafi/