Please enter at least 3 characters.

Arrestohen dy të punësuar në Bashkinë e Shkupit

2016/03/Policia-e-Mk.jpg

Dy të punësuar në Bashkinë e Shkupit janë arrestuar në vendin e punës për shkak të dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim kompjuterik dhe falsifikim kompjuterik, njofton zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Bëhet fjalë për punëtorë të sporteleve nga sektori i paraqitjes së taksave.

Nga MPB thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit, ndërsa opinioni do të njoftohet me informacione plotësuese.

Të punësuarit në Qytetin e Shkupit për "Makfax" thonë se kolegët e tyre të arrestuar për më shumë kohë janë të dyshuar në punën e tyre që kur është vërejtur se po mungojnë para në arkë./Telegrafi/