Please enter at least 3 characters.

Aro Muric në garë për pritjen më të bukur të muajit në Ligën Premier

2024/04/434647088_1029171768567780_1850319354545565072_n-e1712247040394.jpg

Arijanet Muric ka fituar vendin e startuesit te Burnley në Ligën Premier, ku skuadra e tij në tri ndeshje me të në portë, nuk është mposhtur.

Burnley ka marr 5 pikë në këto përballje, duke u kthyer në luftë për mbijetesë dhe kjo fal pritjeve të jashtëzakonshme të Arijanet Muric.

Liga Premier e ka zgjedhur pritjen e tij ndaj Brendford në mesin e gjashtë pritjeve më të bukura të muajit mars dhe është në garë për çmimin “Castrol Save of the Month”.

Tifozët e Ligës Premier kanë kohë deri më 8 prill të zgjedhin pritjen e preferuar të tyre.

Arijanet Muric është portieri i parë i Kosovës dhe lojtari i vetëm i përfaqësueses sonë që luan aktualisht në ligën më të fortë në botë.

Gara për muajin mars për “Castrol Save”Matz Sels (Nott'm Forest 0-1 Liverpool)

Neto (Burnley 0-2 Bournemouth)

Aaron Ramsdale (Arsenal 2-1 Brentford)

Arijanet Muric (Burnley 2-1 Brentford)

Mark Flekken (Brentford 1-1 Man Utd)

Bart (Liverpool 2-1 Brighton)

Fituesit e deritashëm të Castrol Save 2023/24

Gusht:  Alisson (Liverpool)

Shtator:  Robert Sanchez (Chelsea)

Tetor:  Alphonse Areola (West Ham)

Nëntor:  Thomas Kaminski (Luton)

Dhjetor:  Wes Foderingham (Sheff Utd)

Janar:  Jordan Pickford (Everton)

Shkurt: Mark Flekken (Brentford)

/Telegrafi/