Please enter at least 3 characters.

Ariu udhëton me motoçikletë (Video)

2017/06/Ariu-udhëton-me-motoçikletë-dhe-duket-mjaft-i-gëzuar-foto.jpg

Në Komi të Rusisë, është filmuar një ari, që udhëton i hipur në pjesën e posaçme të një motoçiklete.

Nuk dihet nëse kjo ishte pjesë e ndonjë shfaqjeje, apo këta motoçiklistë gjithmonë e marrin për xhiro edhe kafshën e tyre të egër, transmeton Telegrafi.

“Duket shumë i gëzuar që po udhëton në këtë formë”, është një koment lidhur me rastin.

Mirëpo, të tjerë komentues e kanë konsideruar si veprim të rrezikshëm, meqë ariu mund të ikë dhe të sulmojë dikë në rrugë. /Telegrafi/