Please enter at least 3 characters.

Arjani ironizon me surprizën e Mateos në Fun Club: Dhuroi arushin Françeskës dhe imitoi reagimin ftohtë të Brikenës

Në episodin e sotëm të Fun Club nën drejtimin e Kiara Titos, atmosfera në studio u ngroh që në minutat e para falë Arjan Konomit, i cili u kujdes që emisioni të hapet me humor dhe të qeshura.

Ariani kishte sjellë me vete një arush të vogël, të cilin ia dhuroi Françeskës në studio.

Ky veprim nuk ishte i rastësishëm, pasi ai ironizoi hapur atë që ndodhi mbrëmjen e kaluar mes Mateos dhe Brikenës në Big Brother VIP Albania.

Fun Club/YouTube

Siç dihet, Mateo i bëri një surprizë të madhe Brikenës, duke i dhuruar një arush gjigant dhe duke i kërkuar një mundësi për t’u njohur më shumë.

Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishte reagimi i ftohtë i Brikenës, e cila nuk pranoi as përqafim, por u mjaftua vetëm duke ia zgjatur dorën.

BBVK/YouTube

Pikërisht këtë moment Arjani e solli në mënyrë ironike në Fun Club, teksa pasi i dhuroi arushin Françeskës, i zgjati edhe asaj dorën, duke imituar situatën e bujshme të mbrëmjes së djeshme.

Françeska, për ta bërë situatën edhe më gazmore, iu përgjigj se mund t’ia jepte faqen, ndërsa Ariani e mbylli momentin me një përqafim, duke shkaktuar të qeshura në studio dhe duke vendosur që në nisje një ton të lehtë e humoristik për emisionin. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com