Please enter at least 3 characters.

Ariana Grande dhe James Corden risjellin me muzikë skenat e filmit "Titanic"

2018/08/ArianaGrande-e1534263667662.jpg
266:"LOS ANGELES, CA - JUNE 02: (EDITORIAL USE ONLY. NO COMMERCIAL USE) Ariana Grande performs onstage during the 2018 iHeartRadio by AT&T at Banc of California Stadium on June 2, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia)
28:"Getty Images for iHeartMedia

Ariana Grande dhe James Corden janë bashkuar për të risjellë tregimin e Jack Dawson dhe Rose DeWitt Bukater nga filmi "Titanic" në emisionin The Late Late Show.

Corden është shfaqur në rolin e karakterit të Leonardo DiCaprios, Jack, duke veshur një pallto të gjatë.

"Sonte i kemi 13 këngë, nëntë skena, një akt dhe zero presion - kjo është Ariana Grande në një kolonë zanore të 'Titanic'"., ka thënë moderatori me entuziazëm.

Këngëtarja e ka nisur këndimin me hitin "Styx", "Come Sail Away", ndërkohë që kanë risjellë skenat e filmit nga viti 1997.

Gjatë emisionit ka kënduar edhe prezantuesi 39-vjeçar duke e entuziazmuar publikun.

Nuk ka munguar edhe ribërja e skenave brenda anijes e sidomos skena e famshme në pjesën e përparme të Titanikut.

Filmi me regji të James Cameronit ka sjellë tregimin e një aristokrateje 17-vjeçare, e cila dashurohet me një artist të varfër në anijen "Titanic". /Telegrafi/