Please enter at least 3 characters.

Argjentina në Olimpiadë udhëhiqet nga një dyshe e frikshme (Foto)

2016/01/tata-martino-trajner-i-argjentin-euml-s_hd.jpg

Trajner i Argjentinës, Gerardo Martino, ka publikuar listën për Lojërat Olimpike, ku në sulm janë dyshja e frikshme Paulo Dybala e Mauro Icardi.

Por Argjentina duhet ta bind Juventusin që ta lëshojë lojtarin edhe pse ky i fundit ishte liruar për Kupën e Amerikës, por nuk ishte ftuar nga Martino.

Përveç Icardit dhe Dybalas në listë janë edhe lojtarë që kanë bërë diferencën edhe në Evropë si  Angel Correa e Luciano Vietto.

Nuk mungon as sulmuesi i Sao Paulo, Jonathan Calleri.

Në listë është edhe lojtari i Atletico Madridit, Matias Kranevitter, që ka shkëlqyer me këtë skuadër këtë vit. /Telegrafi/