Please enter at least 3 characters.

Arben Gashi dhe Arton Demhasaj përplasen për punësimet në institucione publike

2019/09/gashi-demhasaj.jpg
5:"Admin

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini po debatohet me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë debat ka pasur përplasje mes përfaqësuesit të LDK-së, Arben Gashi dhe drejtorit të “Çohu”, Arton Demhasaj.

Në bazë të hulumtimeve të Organizatës Çohu, LDK-në vetëm PDK-ja e kalon sa i përket punësimeve të zyrtarëve të lartë publikë.

Kjo statistikë e prezantuar nga moderatori Ermal Panduri ka përplasur Gashin dhe Demhasajn, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti i LDK-së thotë se kjo statistikë është një gjeneralizim pasi sipas tij ligji e parasheh që 50% e ambasadorëve të jenë politikë.

“Është normale që të ketë ambasadorë politikë pasi ata e përçojnë politikën e qeverisë. Është normale që presidenti apo kryeministri të ketë ambasadorin e vet në Bruksel apo Uashington pasi ata njerëzit kryesorë që përçojnë politikën e tij, por duhet të ketë edhe ambasadorë të karrierës”.

Demhasaj ka reaguar duke thënë se pikërisht ambasadorë të karrierës nuk ka pasur.

Drejtori i Çohu ka replikuar më tej duke thënë se nuk nënkupton që agjencionet e themeluara nga Kuvendi e Qeveria të mbushen me përfaqësues politikë.

Gashi ka thënë me tej se mund të ketë pasur punësime të tilla jo korrekte por sipas tij “ky nuk ka qenë koncept i LDK-së”.

Edhe Fidan Rama ka reaguar duke thënë se Gashi po mundohet të legjitimojë disa punësime që nuk kanë qenë të drejta./Telegrafi/