Arabia Saudite i ofron Gjermanisë ndërtimin e 200 xhamive
11/09/2015
Britanikja “The Independent” shkruan se, shtetet e pasura arabe janë akuzuar se nuk po kontribuojnë për të zbutur krizën humanitare dhe kanë mbyllur dyert për refugjatët, shumica e të cilëve i përkasin të njëjtës fe, asaj islame.
Por sipas gazetës më të besueshme gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila citon gazetën libaneze “Al Diyar”, Arabia Saudite ka “hapur zemrën” dhe ka ofruar ndërtimin e një xhamie për çdo 100 refugjatë që hynë në Gjermani javën e kaluar.


