Please enter at least 3 characters.

Apple lansoi visionOS SDK, një grup mjetesh që ju mundëson zhvilluesve të krijojnë aplikacione për kufjet Vision Pro

2023/06/Headset.jpg

Apple lansoi të mërkurën visionOS SDK, një grup mjetesh që do t’ju mundësojë zhvilluesve të ndërtojnë aplikacione për kufjet e realitetit të përzier Apple Vision Pro.

Pajisja do të dalë në shitje në SHBA vitin e ardhshëm dhe Apple po iu ofron zhvilluesve të aplikacioneve mjetet e nevojshme për të ndërtuar aplikacione për këto kufje, transmeton Telegrafi.

Ndryshe nga produktet e tjera të Apple, kufjet e ardhshme të realitetit të përzier të kompanisë do të përdorin një kombinim të tre mënyrave të ndryshme të ndërveprimit duke përdorur sytë, duart dhe zërin e një personi.

VisionOS SDK do t'i lejojë zhvilluesit të përshtatin aplikacionet e tyre rreth këtij funksionaliteti ndërsa përdorin harduerin e specializuar në pajisje. /Telegrafi/