Anya Taylor-Joy shkëlqen me fustan të bardhë në edicionin e 16-të të Çmimeve të Guvernatorëve
Anya Taylor-Joy duket engjëllore teksa shfaqet në tapetin e kuq të edicionit të 16-të të Çmimeve Governors në Los Angeles të dielën.
Aktorja 29-vjeçare britaniko-amerikane zgjodhi një fustan të bardhë pa mëngë nga Maison Margiela, me korse të lartë që i theksonte belin, fund të lirshëm të palosur dhe një pelerinë delikate.
Aktorja kompletoi pamjen me një gjerdan të trashë me perla dhe diamante, si dhe vathë me diamante, shkruan DailyMail.
Flokët e saj biondë të gjatë ishin të ndarë në mes dhe të valëzuar, duke i rënë poshtë shpinës, ndërsa makijazhi i theksonte qerpikët, konturin e fytyrës dhe buzët me nuanca natyrale.
Anya, e njohur për rolin në Queen’s Gambit, është ambasadore globale e Tiffany & Co. që nga viti 2021 dhe ka qenë protagonist i disa fushatave të markës.
Në event nuk ishte i pranishëm bashkëshorti i saj, Malcolm McRae, 31 vjeç, me të cilin u martua në New Orleans në prill 2022 dhe më pas për herë të dytë në Venecia në tetor 2023.
Në këtë ceremoni, Akademia dhe Bordi i Guvernatorëve nderuan figura të shquara të industrisë së filmit.
Debbie Allen, Tom Cruise dhe Wynn Thomas morën Çmimin Nderi të Akademisë, ndërsa Dolly Parton u nderua me Çmimin Humanitar Jean Hersholt.
Çmimet e Guvernatorëve, të njohura edhe si Çmimet Oscar nderi, kanë nisur që nga viti 1929 dhe njohin arritje të jashtëzakonshme gjatë jetës dhe kontribute të rëndësishme në zhvillimin e artit dhe shkencës së filmit.
Mes fituesve të mëparshëm janë legjendat Shirley Temple, Judy Garland, Charlie Chaplin, Walt Disney, Fred Astaire, Gene Kelly, Cary Grant, Sidney Poitier, Francis Ford Coppola, Angelina Jolie dhe Spike Lee. /Telegrafi/


