Anija “fantazmë”, shfaqet në breg pa asnjë person në bord (Foto)
09/05/2016
Ekspertët kanë mbetur të habitur kur një anije cisternë u shfaq në breg pa asnjë person në bord.
Anija gjigante quhet Tamaya dhe u shfaq në mënyrë misterioze në brigjet e Liberisë në Afrikë.
Banorët vendas u shokuan kur panë se në bord nuk kishte asnjë njeri, përcjell mapo.al.
Pozicioni i anijes nuk dihej prej tre javësh.
Cisterna e gjatë 64 metra ishte nisur për në portin e Dakarit në Senegal dhe nuk ishte parë që prej 21 prillit.
Një zyrtar tha se varianti më i mundshëm është ai se pronari i anijes mund të ketë falimentuar dhe nuk ka pasur para për të paguar stafin.
Për këtë arsye, ata e kanë braktisur anijen.
Anija është vandalizuar nga banorët që e kanë gjetur.


