Please enter at least 3 characters.

Anglia mezi ia del përballë Andorrës, qëndron si lidere në grupin ku është edhe Shqipëria

Anglia ka triumfuar 1-0 ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror.

Përkundër se dominuan në këtë ndeshje, Tre Luanët e patën shumë të vështirë të shënonin në portën e vendasve.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Ezri Konsa i Anglisë u rrëzua në zonë, mirëpo VAR-i bëri me dije se nuk kishte kontakt.

Tetë minuta më vonë, Harry Kane lëshoi një goditje të fortë, por që nuk ishte e saktë.

45 minutat e parë përfunduan pa gol, pasi mbrojta e Andorrës ishte në nivelin më të lartë të detyrës.

Por, në minutën e 50-të, Noni Madueke e gjeti për mrekulli Harry Kanen që e futi topin në rrjetë me një prekje për t’i dhënë Anglisë epërsinë.

Edhe Ebrechi Eze e provoi fatin në minutën e 73-të, por që portieri Iker Alavrez bëri pritje fantastike.

Anglia ia doli të triumfonte në këtë takim për të shkuar në kuotën e nëntë pikëve, pas tyre vjen Shqipëria me tri, aq sa ka edhe Letonia, ndërsa Serbia dhe Andorra ende janë pa pikë në Grupin K. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore