Please enter at least 3 characters.

Anglia 5-3 Kosova, statistikat e ndeshjes

2019/09/VedatMuriqigolangli.jpg
283:"SOUTHAMPTON, ENGLAND - SEPTEMBER 10: Vedat Muriqi of Kosovo scores his sides third goal from the penalty spot during the UEFA Euro 2020 qualifier match between England and Kosovo at St. Mary's Stadium on September 10, 2019 in Southampton, England. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Kosova e ka pësuar humbjen e parë në këto eliminator nga Anglia me rezultat 5-3.

Skuadra jonë e nisi mirë ndeshjen duke shënuar që në fillim të saj, pas 35 sekondave. Një top i humbur nga anglezët, bëri që Vedat Muriqi të pasojë për Valon Berishën, i cili nga afër shënoi për 1-0.

Rezultati u barazua me Raheem Sterling, që shënoi me kokë nga afër për 1-1, pas një mbulimi jo të mirë në zonë (8’). Nuk vonoi shumë dhe Harry Kane shënoi për 2-1 pasi e dribloi bukur Vojvodën (19’).

Arijanet Muriqi (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Goli i tretë ka qenë një autogol me Mërgim Vojvodën që shënoi gabimisht në portën e tij, pas një gjuajtje përtokë nga Sancho.

Në fund të pjesës së parë, Jadon Sancho i ndezi turbinat angleze, duke shënuar dy herë në portën e Aro Muriqit. Fillimisht shënoi në minutën e 41-të, pastaj në minutën e 44-të.

Nga pika e bardhë ishte pikërisht Vedat Muriqi që shënoi për 5-3 në minutën e 55-të. Një pengim i Amir Rrahmanit në zonë ndaj Barkley, bëri që gjyqtari të akordojë penallti. Harry Kane gjuajti nga pika e bardhë, por që Aro Muriq ishte në vend duke e ndalur topin.

Anglia vs Kosova (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Anglia kishte sërish diferencën e ngushtë në posedim të topit që nga pjesa e parë, me 58 %, për dallim nga ne me 42 %.

‘Tre Luanët’ kishin gjithësej 14 goditje në drejtim të topit, derisa nëntë përfunduan në kornizë, gjersa ne kishim tetë gjuajtja, tri përfunduan në kuadratë. /Telegrafi/

Statistikat e ndeshjes

AngliaKosova
5Gola3
14Goditje totale8
9Brenda kuadratit3
5Jashtë kuadratit4
1Bllokada2
6Goditje nga këndi0
1Pozita jashtë loje2
58%Posedimi42%
0Kartonë të verdhë6
0Kartonë të kuq0