Andi Lila thotë se Bekim Balaj është më i suksesshëm me femrat nga të gjithë
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin televiziv “Shiko kush luan” në ekranin e Top Channel, Andi Lila është dashur t'iu përgjigjet edhe disa pyetjeve ngacmuese në lidhje me bashkëlojtarët te Kombëtarja e Shqipërisë.
Në deklaratat e tij nuk kanë munguar edhe disa gjëra interesante për djemtë e skuadrës që kanë të bëjnë edhe me jetën e tyre private.
Mbrojtësi shqiptar ka treguar se miku i tij më i ngushtë nga futbollistët që luajnë të Kuqezinjtë është Sokol Cikalleshi. Ndërkaq, kur është pyetur se cili nga lojtarët është më i suksesshëm me femrat, Lila e ka thënë emrin e Bekim Balajt.
Kujtojmë që në të kaluarën ka pasur thashetheme për një lidhje të pretenduar të Balajt me prezantuesen e njohur, Ilda Bejleri.
Po ashtu, është thënë se prezantuesja tjetër, Einxhel Shkira, ka pasur një romancë me lojtarin. Madje, ajo kishte pranuarnë një emision televiziv se ka pasur diçka mes tyre. /Telegrafi/


