Ancelotti vështirë e pranon eliminimin
11/04/2013
PSG ishte shumë pranë një kualifikimi historik në gjysmëfinale, por një gol i Pedros që e barazoi rezultatin për kualifikimin e Barcelonës duket se ia ka bërë bajat Ancelottit.
“Është e vështirë të elininohemi pas asaj që kemi bërë sonte. Ne kemi qenë mendjelehtë në ndeshjen e parë dhe rezultati 2-2 nuk ishte i mirë”.
“Por, pas ndeshjes kthyese ne ndihemi të penduar, por ne ndjejmë edhe krenari. Krenarë sepse bëmë të pamundurën për të fituar. Ne luajtëm mirë, nuk u mbrojtëm dhe prandaj falënderoj lojtarët. Ne kemi qenë shumë pranë fitores. Kjo ka mundur të jetë natë fantastike për ne”, është shprehur Ancelotti. /Telegrafi/


