Please enter at least 3 characters.

Ancelotti nuk po i beson shumë - por Arda Guler kaloi edhe portierin për të shënuar golin e parë në fitoren e thellë të Real Madridit

2024/03/guler.png

Më në fund Arda Guler e ka shënuar golin e parë në fanellën e Real Madridit.

Los Blancos triumfuan 4-0 ndaj Celta Vigos në kuadër të javës së 28-të në La Liga.

Sensacioni turk që iu bashku klubit spanjoll në verë, hyri në lojë në minutën e 90-të në vend të Vinicius Junior.

Arda menjëherë tregoi cilësitë e tij, duke thelluar epërsinë e Real Madridit në 4-0.

Turku kaloi edhe portierin, me një asistim të Dani Ceballos, për të vulosur fitoren e mbretërve. /Telegrafi/