Please enter at least 3 characters.

Ancelotti: Ishte natë emocionuese, Milani luajti ndeshje të mrekullueshme

2018/08/Ancelotti.jpg
229:"NAPLES, ITALY - AUGUST 25: Coach of SSC Napoli Carlo Ancelotti gestures during the serie A match between SSC Napoli and AC Milan at Stadio San Paolo on August 25, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Carlo Ancelotti ka folur pas ndeshjes ndaj Milanit, të cilën e cilësoi si emocionale, teksa shpjegoi edhe ndryshimet që ia siguruan fitoren Napolit.

Ishte ndeshja e parë e Ancelottit kundër Milanit që kaloi shumë vite aty dhe ai po luante ndaj ish-lojtarit të tij, Gennaro Gattuso, por trajneri i vjetër italiani doli si fitues me një fitore 3-2 pas disavantazhit 2-0.

"Milan luajti një ndeshje të mrekullueshme, por pasi kaluan në epërsi 2-0, ne treguam dëshirë të madhe, të vazhdojmë të besojmë në shanset tona dhe të luftojmë me forcë", ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.

"Kam një kujtim të mirë për të gjithë lojtarët e mi, por me Gattuson ka diçka të veçantë".

Ancelotti u tregua më i fortë se Gattuso (Getty Images)

"Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, e mbushur me emocione për mua. Ne të gjithë kemi qenë me fat që ta përjetojmë atë dhe as nuk kam paguar për një biletë!"

"Milani nuk kishte dhënë shumë shenja për të qenë i rrezikshëm në sulm, por na habiti me dy gola të ngjashëm".

"Ishte shumë e vështirë në atë situatë, por pastaj ndryshuam sistemin dhe ajo na shtyu për tu kthyer dhe për të fituar".

"Kjo skuadër e njeh shumë mirë formacionin 4-3-3, por mund të luajë edhe me 4-2-3-1. Nuk kemi vënë presion të mjaftueshëm ndaj Lucas Biglias dhe për atë ndryshova diçka në mesfushë", përfundoi italiani. /Telegrafi/