Please enter at least 3 characters.

Anastasia Jaka, adoleshentja që synon t'i bashkohet estradës shqiptare

2022/05/jaka2-e1653070778210.jpg

Një tjetër artiste e re është gati t’i bashkohet tregut vendor të muzikës.

Anastasia Jaka është vetëm 14-vjeçare, por me aspirata të mëdha për muzikën.

Ajo është shqiptare e lindur në Gjermani, e cila është gati të nisë rrugëtimin e saj muzikor.

Jaka ka gati projektin e saj të parë muzikor, që do të dalë në treg brenda pak muajsh.

Për këtë projekt, ajo ka bashkëpunuar me producentin e njohur vendor, Nurteel.

Mbetet të shihet se çfarë ka rezervuar për publikun artistja e re në ardhje. /Telegrafi/