Ambra e urtë, Elsamedi: I kam thënë qesh se i trondit të gjithë
Elsamedi është i pari nga banorët e rinj që u përfshi në debate në shtëpinë e Big Brother, por kjo nuk e pengon atë që t’u japë 2-3 këshilla banorëve të tjerë.
“Nuk është siç e sheh nga jashtë dhe këtu gjithkush ka nevojë për kohë që të përshtatet me situatën dhe do të vijnë ditë që do të harrohen gjithçka kemi jashtë”, thotë ai.
Ky diskutim mes banorëve të rinj u hap pasi Gastarja dhe të tjerët të rinj vunë në dukje se Ambra u duket shumë e qetë dhe e urtë.
Elsamedi thotë se ajo nuk është shumë e qetë, por mbasë këto ditë ka qenë e mërzitur.
“I kam thënë qesh se i trondit të tjerët me buzëqeshjen tënde, po ka patur hall gjithmonë diku tjetër”, thotë ai.
Gastare shton se sado që kanë avantazh se e kanë ndjekur nga jashtë, brenda shtëpisë është krejt ndryshe. Megjithatë, Elsamedi thotë se atij personalisht i duket njësoj.


