Please enter at least 3 characters.

Ambasadorja Rudi i dorëzoi letrat kredenciale te presidenti i El Salvadorit

2017/08/zana-rudi.jpg

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, i dorëzoi letrat kredenciale si ambasadore jo-rezidente te Presidenti i Republikës së El Salvadorit, Salvador Sanchez Ceren.

Në një ceremoni shtetërore të zhvilluar në pallatin presidencial dhe nën intonimin e himnit, ambasadorja Rudi ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të El Salvadorit, Salvador SanchezCeren, në prani të ministritPunëve të Jashtme tëEl Salvadorit, HugoMartinezBonilla.

Ambasadorja Rudi, presidentit Republikës së El Salvadorit, Salvador SanchezCeren, i përcolli përshëndetjet e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me falënderimin për përkrahjen dhe bashkëpunimin që El Salvadori i ka ofruar Kosovës, deri më tani.

“Jam e nderuar që e përfaqësoj për herë të parë Republikën e Kosovës si ambasadorja e parë  jo-rezidente në El Salvador”, tha ambasadorja Rudi.

Ajo shtoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për fuqizimin e imazhit të Kosovës në këtë vend dhe më gjerë.

Po ashtu, ambasadorja Rudi i dorëzoi edhe kopjet e letrave kredenciale te ministri i Punëve të Jashtme të El Salvadorit, HugoMartinezBonilla

Me këtë rast, HugoMartinezBonilladhe ambasadorja Rudi kanë biseduar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët duke mëtuar përafrimin e mëtejmë të dy popujve në rrafshin bilateral dhe atë multilateral.

Akreditimi i ambasadores Rudi në Republikën e El Salvadorit është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së El Salvadorit, qendër kjo rëndësishme në këtë pjesë të botës.

Pas njohjes së pavarësisë me 2013, tashmë Republika e Kosovës për herë të parë përfaqësohet në nivel të ambasadores në Republikën e El Salvadorit. /Telegrafi/