Please enter at least 3 characters.

Ambasadori Orlando takohet me ministrin Quni

2020/06/ambasadori-i-Italise-Nicola-Orlando-foto-Ridvan-Slivova-1-e1611242064621.jpg

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni, me të cilin ka biseduar për të ardhmen e sigurisë në Kosovë.

Në një postim në Twitter, diplomati italian tha se në takim është biseduar edhe për kontributin e Italisë në stabilitetin rajonal përmes KFOR-it.

"Sot pata një takim të shkëlqyeshëm me ministrin Anton Quni. Ne diskutuam për të ardhmen e sigurisë së #Kosovës dhe kontributin kyç të #Italisë në stabilitetin rajonal përmes Kosovo Force - KFOR", shkruan Orlando. /Telegrafi/