Please enter at least 3 characters.

Alternativat e Alisson në rast se largohet nga Roma

2018/07/Robin-Olsen-e1531910574884.jpg
267:"YEKATERINBURG, RUSSIA - JUNE 27: Robin Olsen of Sweden celebrates his team first goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group F match between Mexico and Sweden at Ekaterinburg Arena on June 27, 2018 in Yekaterinburg, Russia. (Photo by Ryan Pierse/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma është duke konsideruar Robin Olsenin, Alphonse Areolan dhe Jasper Cillessen si zëvendësues të mundshëm të Alisson Becker.

Portieri brazilian është shumë afër kalimit te Liverpoolit, por nuk përjashtohet mundësia që edhe Chelsea të futet në garë në rast se Thibaut Courtois largohet.

Por, tashmë drejtori sportiv i klubit italian, Monchi, ka filluar të mendojë për alternativat.

(Foto: Getty Images)

Sipas Gazzetta dello Sport, emri i parë në listën është portieri i Përfaqësueses së Suedisë, Olsen, i cili befasoi me paraqitjet e mira në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018'.

28-vjeçari e mbylli sezonin e fundit me Copenhagen duke mos pranuar në 19 ndeshje gola, ndërsa vlera e kartonit të tij është rreth pesë milionë euro.

(Foto: Getty Images)

Alternativ tjetër është edhe Alphonse Areola i Paris Saint Germainit, të cilit i skadon kontrata në verën e ardhshme, ndërsa tani me ardhjen e Gianluigi Buffon edhe vet ai është duke e menduar largimin.

Dhe në fund është Jasper Cillessen, i cili është portier i dytë te Barcelona.

Sipas GdS, Monchi është duke kërkuar një portier të mirë, por domosdoshmërish "një fenomen". /Telegrafi/