Please enter at least 3 characters.

Allegri flet për lëndimet e Cuadrados dhe Bernardeschit

2018/03/Massimiliano-Allegri-v-Udinese-e1520841778763.jpg
216:"TURIN, ITALY - MARCH 11: Head coach Massimiliano Allegri of Juventus looks on during the serie A match between Juventus and Udinese Calcio on March 11, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk beson që Juan Cuadrado do të rikthehet më në këtë edicion. 

Anësori është lënduar dhe ka operuar kofshën, ndërsa nuk është në skuadër tash e një kohë.

“Cuadrado ka pasur një kontroll të shtunën, ndërsa është duke vazhduar me tretmanin e tij”.

“Është normale që Cuadrado të mos jetë gati, por ju po më “pyetni e ka e ka mbyllur sezonin Cuadrado?”.

Juan Cuadrado. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Shpresoj që jo, por aktualisht Cuadrado nuk është i gatshëm, do ta shikojmë pas 20 ditësh kur të mbyllen ndeshjet e kombëtarëve”.

“Situata e tij mund të mbyllet për dy ditë, por mund të zgjatë me dy muaj ose gjashtë muaj. Ky është realiteti i situatës”.

Federico Bernardeschi (Getty Images)

"[Federico] Bernardeschi është i ndryshëm për shkak se ai ka një traumë. Ne shpresojmë ta kemi përsëri sa më shpejt të jetë e mundur", ka thënë Allegri për lëndimet. /Telegrafi/