Please enter at least 3 characters.

ALBI Superliga në aksion, zhvillohen dy ndeshje të xhiros së dytë

2022/08/275738115_368442361953342_1905459411056079935_n.jpg

Elita e futbollit kosovar rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së dytë që janë në program për tu zhvilluar.

Ditën e sotme (e shtunë) do të zhvillohen dy takime, derisa tri të tjera luhen nesër (e diel).

Pas barazimit në xhiron e parë në udhëtim te Trepça '89, Drita pret Dukagjinin në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Gjilanasit kërkojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit xhiron e parë, derisa klinasit u mposhtën në shtëpi nga Prishtina dhe kërkojnë pikët e para në sezonin e ri.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Podujevë, ku Llapi do të pres Trepçën '89.

Llapjanët fituan takimin e parë 1-0 ndaj Drenicës, derisa 89-shi luajti baras 2-2 me Dritën.

Kjo përballje pritet të jetë shumë interesante, pasi sa herë janë takuar dy ekipet ndeshjet e bukura nuk kanë munguar. /Telegrafi/ALBI Superliga e Kosovës:E shtunë17:00 Drita - Dukagjini

17:00 Llapi - Trepça '89