Please enter at least 3 characters.

Alba: Nëse Reali nuk e bën 'Korridorin e Nderit', do të jetë një vendim nga lart dhe jo nga lojtarët

2018/04/jordiAlba-2-e1525071211175.jpg
235:"SEVILLE, SPAIN - MARCH 31: Jordi Alba of FC Barcelona looks on during the La Liga match between Sevilla CF and FC Barcelona at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on March 31, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Triumfi në Estadio Riazor kundër Deportivo La Corunas bëri që Barcelona të shpallej kampion i La Ligas për sezonin 2017/2018, ndërsa një javë më parë Blaugranët e fituan edhe Kupën e Mbretit.

Tashmë ka nisur të flitet për ndeshjen e javës së ardhme, 'el Clasicon', me ç'rast Real Madridi udhëton në Camp Nou, ku ndeshja do të zhvillohet në një atmosferë festive të tifozëve katalunas.

(Foto: Getty Images)

Çështja kryesore është se a do ta bënë Los Blancos atë që njihet si 'Korridor i Nderit' për rivalin e tyre më të madh. Jordi Alba ka thënë se nëse kjo nuk do të ndodhë, do të jetë një vendim i kryesisë së Realit dhe jo i lojtarëve.

"Nuk është një vendim që e marrim ne, secili ka respekt për ata që e marrin. Kupa e Botës për Klube ishte një garë ku ne nuk morëm pjesë, në (Santiago) Bernabeu në ligë, ne e kemi bërë 'Korridorin e Nderit më herët'".

(Foto: Getty Images)

"Nëse ata nuk duan të na e bëjnë 'Korridorin e Nderit', do të jetë për shkak të një vendimi të kryesisë", ka thënë mbrojtësi i krahut.

Alba më tej ka folur në lidhje me gëzimin për suksesin e arritur të Barcelonës këtë edicion duke arritur t'i fitojë dy trofe.

"Trofeu i dyfishtë është arritur vetëm tetë herë në historinë e Barcelonës dhe ne duhet të jemi shumë të kënaqur", ka thënë ai. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)