Please enter at least 3 characters.

Alarm te Anglia para Norvegjisë, mbrojtësi kryesor rrezikon të humbasë çerekfinalen e Botërorit

Anglia mund të marrë një goditje të madhe para çerekfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Norvegjisë, pasi qendërmbrojtësi Marc Guehi po përballet me një problem në kofshë.

Sipas BBC-së, mbrojtësi i Manchester Cityt është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës gjatë kësaj jave, pasi ka ndier shqetësime muskulore pas fitores së Anglisë ndaj Meksikës në fazën e 1/8 së finales.

Fillimisht u raportua se bëhej fjalë vetëm për lodhje, por situata duket të jetë më serioze sesa mendohej në fillim.

Nëse Guehi nuk arrin të stërvitet me grupin edhe sot (e premte), vetëm një ditë para përballjes me Norvegjinë, aktivizimi i tij në çerekfinale do të vihet seriozisht në pikëpyetje.

Mungesa e mundshme e 26-vjeçarit do të ishte një goditje e rëndësishme për trajnerin e Anglisë, duke pasur parasysh rolin e tij kyç në repartin defensivë gjatë këtij Botërori. /Telegrafi/