Please enter at least 3 characters.

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Për dy muaj e gjysmë, organizata joqeveritare “ETEA” ka mbledhur statistika në 6 komuna të vendit rreth përdorimit të inteligjencës artificiale nga nxënësit kosovarë në shkolla fillore. Rezultatet tregojnë se 93.4 për qind e nxënësve përdorin aplikacione të inteligjencës artificiale. Një pjesë të madhe të kohës, ata sipas hulumtimit, e përdorin këtë lloj inteligjence për zgjidhjen e detyrave të shtëpisë, çka ka shtyrë profesionistët e arsimit të kërkojnë mekanizëm kontrolli.

Kur zgjidhjen se gjen vetë, si opsion e ka përdorimin e telefonit.

Përmes aplikacioneve të inteligjencës artificiale, ky i mitur lehtësisht ia gjen zgjidhjen detyrës.

Si ky, po veprojnë edhe 93.4 për qind e nxënësve në Kosovë.

Kjo u vërtetua përmes simpoziumit shkencor që organizata “ETEA” e ka realizuar në 6 komuna lidhur me integrimin e inteligjencës artificiale në arsim.

Më shumë rreth statistikave foli, Agon Ahmeti, Drejtor Ekzekutiv i ETEA-s.

“Mbi 50% e nxënësve e përdorin vazhdimisht apo disa herë në ditë ose në baza ditore inteligjencën artificiale për me i përfundu detyrat e shtëpisë, për me kërku, për me hulumtu për me bo naj projekt, me bo naj koncept. Këto janë aktivitete shkollore që e përdorin më shpesh”, ka thënë Agon Ahmeti, Drejtor ekzekutiv i OJQ-së “ETEA”.

Ahmeti bëri të ditur se në cilat lëndë po përdoret më së shumti “AI”.

“Për sa i përket lëndëve shkollore del që inteligjenca artificiale përdoret më së shpeshti për lëndët e matematikës dhe shkencave ekzakte…”, ka thënë Agon Ahmeti, Drejtor ekzekutiv i OJQ-së “ETEA”.

Pjesë e hulumtimit qe edhe profesoresha në Fakultetin e Edukimit, Krenare Pireva-Nuqi, e cila foli për kohën dhe klasët prej të cilave u morën të dhënat.

“Matjet i kemi bërë nga niveli i klasave të pesta, shtata dhe nënta edhe faktikisht mbi 93.4 janë deklaru që e përdorin GEN AI. Pra situata është më ndryshe kur parashihet thuhet që përdoren këto GEN AI, të cilat janë si chatbot”, ka thënë Krenare Pireva-Nuqi, Profesoreshë në Fakultetin e Edukimit.

Profesoresha rekomandon krijimin e mekanizmave kontrollues.

“Unë mendoj që këto statistika duhe t’i shërbejnë vendimmarrësve për me nis një situatë të njëjtë sikurse edhe vendet fqinje, që të krijohet një kornizë kombëtare për shfrytëzimin e GEN AI në shkolla në mënyrë etike dhe transparente”, ka thënë Krenare Pireva-Nuqi, Profesoreshë në Fakultetin e Edukimit.

E, përdoruesi dhe njohësi i inteligjencës artificiale, Darsej Rizaj tha se është me rëndësi që fëmijët të edukohen për përdorimin e “AI”.

Statistikat u janë dorëzuar drejtorive të arsimit dhe është kërkuar që të nis hartimi i një kornize për edukimin e nxënësve në përdorim të inteligjencës artificiale./Tv Dukagjini/

- YouTubewww.youtube.com