Al-Nassr po përgatitet të bëjë ofertë për transferimin e top yllit të Real Madridit
05/07/2025
Gjiganti arab, Al-Nassr, janë të vendosur ta transferojnë Rodrygon, ndërsa kërkojnë të shtojnë mbështetje për Cristiano Ronaldon në repartin ofensiv. Skuadra saudite raportohet se është gati t’i ofrojë brazilianit një ‘çek të bardhë’, dhe tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit.Megjithatë, 25-vjeçari e preferon më shumë një kalim në Ligën Premier, sesa një transferim drejt Lindjes së Mesme.Sipas Sky Sports, Al-Nassr i është bashkuar Arsenalit në garën për të siguruar shërbimet e Rodrygos këtë verë.Al-Nassr ka një buxhet të pakufizuar për afatin kalimtar dhe e kanë identifikuar yllin e Real Madridit si objektivin kryesor, me rekomandimin e vetë Ronaldos.


