Please enter at least 3 characters.

Al Nassr dëshiron ta ribashkojë Ronaldon me dy ish-bashkëlojtarë

2023/02/ronaldo-3.jpg
163:"File photo dated 06-12-2022 of Cristiano Ronaldo, who has completed his move to Saudi Arabian side Al Nassr. Issue date: Friday December 30, 2022. ! only BELGIUM !
10:"Photo News

Cristiano Ronaldo befasoi pjesën më të madhe të botës së futbollit kur zgjodhi të bashkohej me skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Nassr në dhjetor, pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester United me marrëveshje të dyanshme.

Portugezi nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me skuadrën arabe dhe ai e ka nisur aventurën e tij në formë të mirë, duke shënuar pesë gola dhe duke shtuar dy asistime në katër paraqitje.

Ai do të kthehet në aksion të shtunën pasdite (sot) kur skuadra e tij Al-Nassr do të udhëtojë për t'u përballur me Damac.

Marca raporton se Al-Nassr dëshiron të ribashkojë 37-vjeçarin me dy ish-shokët e tij të skuadrës në Real Madrid, të cilët të dyve u skadon kontrata në fund të sezonit.

Sergio Ramos, i cili u pensionua nga futbolli ndërkombëtar dhe Luka Modric, që luan ende për Los Blancos por kërkohen nga klubi i Lindjes së Mesme.

Kroati dëshiron të qëndrojë në Real Madrid për të paktën një vit më shumë, por e ardhmja e spanjollit është më pak e qartë dhe një ribashkim me Ronaldon në Arabinë Saudite mund të jetë në e mundur në verën e këtij viti. /Telegrafi/