Please enter at least 3 characters.

Aktorja Anya Taylor-Joy vlerësohet si femra më e bukur në botë

2024/07/Anyaaa.png

Aktorja Anya Taylor-Joy (28 vjeçe) është e famshmja më e bukur në botë, sipas llogaritjeve të kirurgut plastik britanik, Julian De Silva, i cili drejton Qendrën për Kirurgjinë e Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër.

Ai arriti në këtë përfundim duke përdorur hartën kompjuterike të fytyrës, një metodë shumë e njohur në kirurgjinë plastike.

Kjo metodë bazohet në "raportin e artë", i njohur edhe si "raporti hyjnor".

Anya Taylor-Joy

“Ajo doli të kishte rezultatet më të mira - pozicionin e syve prej 98,9 për qind, që është vetëm 1,1 qind e formës perfekte”, shpjegoi De Silva për Daily Mail.

"Anya gjithashtu kishte rezultatin më të mirë për vetullat. Ajo ishte afër majës në pothuajse çdo kategori, përveç buzëve”, shtoi ai.

Anya Taylor-Joy

Vendin e dytë në listën e femrave më të bukura në botë sipas raportit të artë e zuri Zendaya (94.37 për qind) dhe Bella Hadid (94.35 për qind) zuri vendin e tretë.

E katërta është Margot Robbie (93.43 për qind) dhe e pesta është aktorja koreano-jugore, Song Hye-kyo (92.67 për qind).

Anya Taylor-Joy

Më pas vijojnë Beyonce, Taylor Swift, Zhang Ziyi, Alia Bhatt dhe Nazanin Boniadi. /Telegrafi/