Please enter at least 3 characters.

Aktori legjendar Alain Delon që dëshiron të eutanizohet, padit djalin e tij pasi ai dha detaje për të në një intervistë

2024/01/art2-e1704546662178.jpg
218:"CANNES, FRANCE - MAY 19: Alain Delon attends the screening of "A Hidden Life (Une Vie Cachée)" during the 72nd annual Cannes Film Festival on May 19, 2019 in Cannes, France. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktori legjendar francez Alain Delon (88 vjeç), i cili më parë kishte deklaruar se donte të eutanizohej (të kryente vetëvrasje të asistuar), paditi djalin e tij Anthony sepse ai foli për të në një intervistë.

Përkatësisht, Anthony tha për mediumin ‘Paris Match’ se babai i tij po e ka të vështirë të pajtohet me faktin se shëndeti i tij është i dëmtuar dhe se ka shumë mundësi që këto të jenë Krishtlindjet e tij të fundit.

"Ai nuk flet shumë. Ai lodhet ose mërzitet kur i kërkojmë të përsërisë sepse nuk mund të flasë më qartë", tha ai dhe shtoi se Alain nuk mund të duronte më ta shihte veten në një gjendje të tillë.

Vetëm pak orë pas publikimit të intervistës, Alain përmes avokatit të tij tha se ishte i tronditur nga "shpërthimi mediatik i orkestruar nga djali i tij Anthony" dhe njoftoi një padi ndaj tij.

Ai pretendon se nuk e duron dot agresivitetin e Anthonyt, i cili vazhdon t'i thotë se është i moshuar.

"Cili baba mund ta duronte këtë?", pyeti Alain avokatin e tij.

Kujtojmë se Alain më herët kishte deklaruar se donte të eutanizohej.

"Sigurisht që unë e mbështes eutanazinë. Unë jetoj në Zvicër, ku është e ligjshme. E konsideroj gjënë më logjike dhe më të natyrshme. Të gjithë kanë të drejtë të vdesin pa qëndruar në spitale dhe pa marrë injeksione", tha ai. /Telegrafi/