Please enter at least 3 characters.

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër, Rama publikon pamjet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar disa pamje të aksionit për lirimin e hapësirave publike në Shkodër.

Rama thotë se me çlirimin e hapësirave publike, do t'i hapet rrugë Rilindjes Urbane 2.0.

"Mirëmëngjesi, dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri - bashki - sipërmarrje - komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të qetë", ka shkruar Rama në Facebook.

Aksione për lirimin e hapësirave publike ka pasur edhe në disa qytete tjera./Telegrafi/