Please enter at least 3 characters.

Aksion i Policisë në Shtërpcë, ndalohet transporti i paligjshëm i drunjve

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, me qëllim parandalimin e prerjeve të paligjshme dhe mbrojtjen e pasurive natyrore.

Më 16 shtator 2025, rreth orës 19:00, policët e stacionit në Shtërpcë kanë ndaluar një traktor me rimorkio në rrugën që lidh fshatrat Kashtanjevë – Burrnik.

Automjeti, i drejtuar nga personi me inicialet F.V., po transportonte sasi drunjsh pa dokumentacionin e nevojshëm.

Në bashkëpunim me Agjencinë e Pyjeve, mjetet dhe drunjtë e prerë janë konfiskuar, ndërsa rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë nga organet kompetente.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se mbetet e përkushtuar për zbatimin e planeve operacionale dhe mbrojtjen e pyjeve e pasurive natyrore të vendit.