Please enter at least 3 characters.

Aksidenti me të vdekur në rrugën Prishtinë – Gjilan, lëndohet ambasadorja e Turqisë

2018/11/270720161308056605588-730x440.jpg

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Mramor të Prishtinës, si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Pjesë e aksidentit mësohet se është edhe Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Kiliç ka pësuar lëndime trupore dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në QKUK.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtine – Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kane pësuar 6 persona, dy prej të cilëve në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka thënë se Kiliç është njëra nga personat e lënduar dhe është duke marrë ndihmë mjekësore.